LOCI
Superliga pa Pejën do të ishte e vdekur!
5 September, 2015 @17:49
Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka njoftuar se skuadra e Pejës është rikthyer në Superligë me anë të “Wild card”-it.
SHIKO GJITHASHTU: Peja në Superligë nëpërmjet Wild Card-it
Në lidhje me këtë lajm, ka folur trajneri pejan, Bujar Loci, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për rikthimin e Pejës në Superligë.
“Një Superligë pa Pejën do të ishte e vdekur. Tani jemi rikthyer në Superligë dhe njëkohësisht do të garojmë edhe në Ligën Ballkanike, ku në të dy këto gara do të luftojmë për titull,” tha Loci nëpërmjet linjës telefonike për Radio Kosovën.
Trajneri pejan gjithashtu shtoi se përveç përforcimeve të realizuara deri më tani, klubi po synon të transferojë edhe një basketbollist të pozitës qendër, me të cilin beson se ekipi do të ishte i kompletuar.