RIKTHIMI
Peja në Superligë nëpërmjet Wild card-it
Teksti: Federata e Basketbollit të Kosovës
5 September, 2015 @14:36
Bordi i FBK-së kishte shpallur një vend të hapur për wild card, meqë për garim në Superligë ishin lajmëruar shtatë ekipe.
Bordi më pas konstatoi se KB Peja ka paguar shumën e kërkuar prej 10,000 Eurosh dhe ka prezentuar dëshmi për përmbushjen e kushteve të tjera teknike dhe sportive për garim në Superligë, duke plotësuar kështu kushtet e kërkuara për marrjen e Wild cardit.
Interesimi për wild card për këtë sezon ka qenë më i lartë se sezonin e kaluar, por edhe së paku një ekip tjetër i Ligës së Parë kanë treguar interes, por në momentet e fundit janë tërhequr nga kandidatura.
Pas pranimit të kandidaturës së Pejës për wild card, FBK edhe një herë kujton të gjitha klubet, përfshi Pejën, se të hënën më 07.09.2015, është afati i fundit i pagesave për licencim për sezonin 2015/16.