GRUPI A
Polonia po fiton edhe pa Dardanin
6 September, 2015 @17:53
Polonia po tregohet e fortë edhe pa yllin kosovar, Dardan Berishën.
Polakët, arritën ta mposhtin Rusinë me rezultat 82-79, ku shkëlqeu lojtari Adam Waczynski me 23 pikë, derisa u ndihmua edhe nga lojtari i Washington Wizardsit, Marcin Gortat me 18 sosh.
Në anën tjetër, 21 pikët e Andrey Zubkovit, nuk mjaftuan për fitoren e parë të rusëve në këtë kampionat, të cilët dje u mposhtën nga Izraeli.
Polonia, e regjistroi fitoren e dytë në Grupin A.
Video
Polonia-Rusia