Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - PEJA

Peja s’lejon befasi në Gjakovë, ruan bilancin perfekt

Foto: B.B

Peja s’lejon befasi në Gjakovë, ruan bilancin perfekt


2 October, 2022 @18:52

Në një atmosferë shumë të mirë sportive në “Shani Nushi” të Gjakovës, skuadra vendase e Vëllaznimit u mposht me rezultat 63-75 nga Peja mysafire.

Përveç çerekut të dytë, ku Vëllaznimi ishte më i mirë, Peja ishte më e mirë në gjithë pjesën e mbetur të ndeshjes dhe kështu e arriti fitoren e katërt sezonale.

Peja e filloi takimin mjaft mirë dhe e mbylli çerekun e parë me epërsi 15-28. Më pas, gjakovarët u këndellën në 10-minutëshin e dytë, të cilin e fituan 24-14, për të shkuar kështu në pushim me disavantazh prej vetëm 3 pikëve.

TABELA AKTUALE

Pas rikthimit në parket për pjesën e dytë, Peja ishte më e mirë dhe filloi dalëngadalë ta shtojë epërsinë. Në çerekun e fundit skuadrat hynë me Pejën duke qenë në epërsi 6-pikëshe, e më pas në çerekun final pejanët nuk lejuan përmbysje dhe e mbyllën ndeshjen me fitore.

Rodney Purvis ishte fantastik te Peja sonte. Ai shënoi 40% të totalit të pikëve të Pejës sonte, pasi që luajti me 30 pikë, 3 kërcime e 4 asistime, ndërkohë që pikë dyshifrore pati vetëm edhe Arti Hajdari (13 pikë).

Te gjakovarët në këtë humbje u dalluan Damonte Dodd (14 pikë), Atik Koshi (12 pikë) dhe William Brown (12 pikë).

Për Vëllaznimin kjo ishte humbja e tretë pas katër ndeshjeve të para këtë sezon, kurse Peja vazhdon bilacin perfekt, 4 fitore në po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga