Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Peja zyrtarizon edhe kroatin Sirko

Peja zyrtarizon edhe kroatin Sirko


12 September, 2019 @22:36

Skuadra e Pejës, para pak çastesh e zyrtarizoi përforcimin e tretë gjatë ditës së sotme.

Bëhetë fjalë për kroatin Henrik Sirko. Ai është i gjatë 198 cm, luan në pozitat 3 dhe 4 dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur te skuadrat si: Zabok, Sibenka, Kvarner, Zadar, Split dhe Peristeri.

Në stinorin e fundit me skuadrën e Peristerit, Sirko luajti me mesatare prej 5.5 pikëve, 3.1 kërcimeve dhe 1.4 asistimeve për ndeshje.

Peja pas inkuadrimit në Superligë, së pari në krye të skuadrës erdhi trajneri Jeronimo Sarin, derisa në skuadër shtoi emra si: Drilon Hajrizi, Beqë Kovaqi e Malcolm Armstead.

Në ditët në vijim pritet që skuadra pejane të zyrtarizojë edhe dy përforcime të huaja.


 
Të gjitha lajmet nga