PLAY OUT
Pejanët ngjiten në Ligën e Parë, ekipi nga Prizreni bie poshtë
1 May, 2021 @20:12
Ndeshja e dytë e Play Out-it në Ligën e Parë, ka përcaktuar Megasportin dhe Borean se në cilën ligë do të luajnë në stinorin e ardhshëm.
Skuadra pejane, Borea, pas fitores në ndeshjen e parë fitoi edhe të dytën, kësaj radhe me rezultat të ngushtë 72-73, për t’u inkuadruar në Ligën e Parë për stinorin e ardhshëm.
Ndërsa Megasport me këtë humbje ka rënë në një rang më të ulët të garave, përkatësisht në Ligën e Dytë.
Koshashënuesit më të mirë në këtë ndeshje ishin Denis Rabusha te Borea me 23 pikë dhe Gazmend Hazeri dhe Megasporti me 19 pikë.