Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOREA MPOSHT PRISHTINËN E RE

Pejanët triumfojnë në Prishtinë

Pejanët triumfojnë në Prishtinë


24 January, 2023 @0:12

Skuadra e Boresë ka shënuar fitore ndaj Prishtinës së Re në përballjen që u zhvillua të hënën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. Prishtina e Re nuk arriti assesi të shkrijë disavantazhin e mbledhur nga pjesa e parë që e shkaktoi Borea dhe në fund u mposht, 60-72 [14-22, 11-16, 23-19, 12-15].

Borea e drejtuar nga Hekuran Husaj ka qenë dukshëm më e mirë në pjesë të parë dhe me avantazhin e krijuar mbajti ritmin e lojës deri në fund për të regjistruar fitoren e 11 kampionale dhe për të neutralizuar bilancin në 11-11.

Sokol Nila ka qenë koshashënuesi më i dalluar i pejanëve me 29 pikë, ndërsa Albin Berisha kreu lojën me double-double duke dhënë 24 pikë e duke bërë 11 kërcime.

TABELA AKTUALE

Te Prishtina e Re më të dalluarit ishin Engjull Sollova me 25 si dhe Ardian Ibishi me 20 pikë. Ky i fundit bëri edhe 16 kërcime për të kryer ndeshjen me double-double.

Me humbje Prishtina e Re e drejtuar nga Albert Sylejmani bëhet me bilanc 8-14, ndërsa Borea 11-11.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë