Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF BASHKIMI - KBF PENZA

Penza barazon serinë, finalistja caktohet në “Karagaç”

Penza barazon serinë, finalistja caktohet në “Karagaç”


3 April, 2022 @0:11

Kampionja aktuale e Ligës së Femrave, Penza, nuk u dorzua dhe duke e mposhtur KBF Bashkimin me rezultat 68-82, e barazoi serinë gjysmëfinale të Play Offit në Ligën e Femrave.

10 minutëshi i parë në ndeshje i takoi vashave të Bashkimit, kurse Penza u këndell në çerekun e dytë dhe kaloi në epërsi 45-51.

Penza në çerekun e tretë e thelloi epërsinë, derisa në 10 minutëshin e fundit e ruajti epërsinë për ta mposhtur kundërshtaren.

Cheah Rael Whitsitt
ishte më e mira me 23 pikë, 16 kërcime e 4 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Narlyn Mosquera me 17 pikë, Hilaire Kaela me 13 pikë, Valbona Bytyqi me 11 pikë e 10 kërcime dhe Diedona Halitaj me 11 pikë, 7 kërcime e 5 asistime.

Te Bashkimi u veçuan Poole Porsche me 19 pikë. D’Asia Chambers me 15 pikë dhe Era Shatri me 14 pikë, 11 kërcime e 5 asistime.

SKEMA E PLAY OFFIT

Ndeshja e fundit do të luhet në “Karagaç”, skuadra fituese kualifikohet në finale.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave