EKSKLUZIVE
Penza e Trepça, afër nominimit për WBFAL
7 August, 2015 @14:57
Federata e Basketbollit të Kosovës, FBK, sot pritet që të mbajë takim me drejtuesit e ekipit të KB Penzës nga Peja dhe KB Trepçës nga Mitrovica, në kategoritë e femrave.
Arsyeja e takimit është garancioni që ekipi duhet të jep sa i përket kapacitet organizativ dhe atij financiar për të zhvilluar ndeshjet në ligën WBFAL, që ka ftuar FBK-në të nominojë ekipe nga Kosova në këtë garë rajonale të basketbollit.
Ftesa e WBFAL dhe si duket ajo
“Nësë ekipet japin garancitë e nevojshme, sot ose më së largu të hënën, do t’i propozoj Bordit të FBK-së nominimin e tyre për këto gara,” ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha, ekskluzivisht për Borozani.com sot.