Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 3: KBF PENZA - KBF BASHKIMI

Penza eliminon Bashkimin, derbi në finale

Penza eliminon Bashkimin, derbi në finale


6 April, 2022 @23:14

Kampionja aktuale e Ligës së Femrave, Penza, me lehtësi e mposhti KBF Bashkimin në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të Play Offit.

Skuadra pejane nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshoi në asnjë moment epërsinë dhe e mposhti kundërshtarin me rezultat 85-64.

Cheah Rael Whitsitt me 22 pikë e 10 kërcime ishte më e mira te Penza, kurse u ndihmua edhe nga Valbona Bytyqi me 21 pikë dhe Hilarie Kaela me 18 pikë të tjera.

Te Bashkimi u dalluan Monique Coker me 18 pikë, Poole Porsche me 17 pikë, 7 kërcime e 6 asistime dhe Era Shatri me 15 pikë, 13 kërcime, 6 asistime e 5 topa të rrëmbyer.

SKEMA E PLAY OFFIT

Penza me rezultat 2-1 e përfundoi serinë gjysmëfinale kundër KBF Bashkimit, derisa në finale do të përballet me KBF Prishtinë që ende ska pësuar asnjë humbje në këtë stinor në Ligën e Femrave.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave