KBF PENZA - KBF VËLLAZNIMI

FOTO / Penza
Penza fiton Vëllaznimin, ngritet në pozitën e dytë
20 March, 2021 @21:29
Penza ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Vëllaznimit, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 84-78.
Gabrielle Cooper shkëlqeu e double-double prejt 26 pikëve e 13 kërcimeve te Penza, kurse u ndihmua edhe nga Arbnore Përquku me 22 pikë e 7 asistime.
Te Vëllaznimi si zakonisht më të mirat ishin Raven Baker dhe Sarah Mgbeike. Baker luajti me 44 pikë, 6 kërcime e 3 topa të rrëmbyer dhe Mgbeike me 18 pikë e 30 kërcime.
Penza me 12 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e dytë në Ligën e Femrave, kurse Vëllaznimi në pozitën e katërt me 11 fitore e 7 humbje.
Që të dyja skuadrat e kanë siguruar Play Offin më herët.