Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - PEJA

Peja me gjysmëforce fiton lehtësisht në Prizren

Peja me gjysmëforce fiton lehtësisht në Prizren


20 March, 2021 @20:28

Skuadra e Pejës ka shënuar fitore shumë më të lehtë se që e kishte pritur në Prizren, pasi e mposhtur Bashkimin me rezultat të thellë, 63-79.

Pejanët ishin po thuaj me gjysmëforce në këtë ndeshje. Qendra Lis Shoshi nuk luajti me qëllim për ta kursyer vetën për ndeshjet e tjera, derisa as Beqë Kovaqi nuk ishte në formacion. Ekipi edhe kësaj radhe u paraqit pa kryetrajnerin Dragan Radovic dhe ndihmësin e tij, Petrit Zeqiri, të cilët vazhdojnë vetizolimin nga infektimi me Covid-19.

Pavarësisht këtyre mungesa, Peja luajti pa presion dhe arriti fitore duke e pasur kontrollin e lojës gjatë gjithë kohës.

Në anën tjetër, te Bashkimi sikur nuk funksiononte asgjë, pasi që kishte shumë tentime të huqura në sulm dhe nuk kishte zgjidhje në mbrojtje ndaj qendrave pejane Walters-Dendy.

TABELA AKTUALE

Brandon Walters ishte padyshim më meritori në fitoren e pejanëve duke regjistruar double-double fantastik prej 32 pikë dhe 24 kërcimeve, derisa te Bashkimi ishte Christian Lutete koshashënuesi më i mirë me vetëm 13 pikë të shënuara.

Në xhiron e ardhshme Peja e pret Trepçën në shtëpi, ndërkaq Bashkimi udhëton në “Mizahir Isma” për t’u përballur me Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga