TRAJNERI I PRISHTINËS, LJUPCHO MALINKOV
Trajneri i Prishtinës, Ljupcho Malinkov.
Malinkov: Varemi nga rezultatet e Trepçës e Bashkimit
20 March, 2021 @19:25
Trajneri i Sigal Prishtinës, Ljupcho Malinkov, në deklaratën e tij pas humbjes nga Golden Eagle Ylli ka treguar arsyet e humbjes së ekipit të tij.
“Kemi humbur shumë dy-pikësha. Pastaj kur filluam të kthehemi në lojë, nuk vazhduam mirë në mbrojtje. Pranuam shumë pikë nën-kosh dhe në duele një-me-një. Do ta shohim ndeshjen dhe do t’i analizojmë të gjitha,” ka thënë Ljupcho Malinkov pas humbjes.
Prishtina është duke kaluar njërin ndër stinorët më të vështirë në dy dekadat e fundit dhe ekipi është në pozitë të parafundit të tabelës me gjasa jo edhe aq të mëdha për PlayOff, pasi që varet nga rezultatet e kundërshtarëve.
“Gjasa për PlayOff kemi, duhet t’i fitojmë tre ndeshjet e mbetura dhe duhet të presim që Trepça ose Bashkimi të mos i fitojnë të tre ndeshjet e tyre,” ka shtuar trajneri maqedonas i bardhekaltërve.
“Puna jonë është që të japim 100%-shin tonë dhe të presim rezultatet tjera. Ne kemi pasur rastin ta fitojmë edhe këtë ndeshje, por ky është basketbolli,” ka folur ai sa i përket gjasave për ekipin e tij për të marrë pjesë në PlayOff.
Prishtina është e parafundit në renditje tabelare. Kjo pozitë mundëson që ekipi i Superligës të shpëtojë nga rënia përmes ndeshjeve PlayOut. Bilanci aktual i Prishtinës është 9-16. Vëllaznimi është i fundit në renditje me bilanc 7-17. Trepça ka 10 fitore dhe është mbi Prishtinën me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Bashkimi ka 11 fitore deri tash.
Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe nga tre ndeshje për secilën, derisa të ato rreth bardhekaltërve janë duke i luajtur sot e nesër ndeshjet e tyre të xhiros XXV.