Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - PRISHTINA

Fitore me vlerë për Yllin, Prishtina mbetet duarthatë

Fitore me vlerë për Yllin, Prishtina mbetet duarthatë


20 March, 2021 @18:28

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme me qëllim të sigurimit të një prej dy vendeve të para në tabelë, që e dërgon direkt në gjysmëfinale të Play Offit.

Suharekasit ndryshe nga ndeshja e fundit ndaj Trepçës, treguan një fytyrë krejtësisht tjetër përballë Sigal Prishtinës, të cilën e mposhtën me rezultat 86-81.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi me dominimin e vendase, kur edhe u arrit dy herë epërsia maksimale e Yllit në +16 (36-20 dhe 40-24).

Prishtinasit u treguan më të motivuar pas kthimit nga pushimi, me ç‘rast filluan ta ngushtojnë disavantazhin gradualisht, por jo edhe aq sa për ta marrë epërsinë.

2 minuta e 40 sekonda para fundit, Prishtina u afrua në vetëm -1 pikë (76-75), por kjo ishte e gjitha që arritën bardhekaltërit, pasi më pas vendasit u kundërpërgjigjën me pikë të tjera për të siguruar fitoren.

LG Gill ishte fantastik te Ylli sonte duke shënuar hiç më pak se 30 pikë, ndërsa u ndihmua edhe nga Mitchell Wilbekin dhe Demetris Morant që shënuan 16, përkatësisht 14 pikë.

Te Prishtina si zakonisht Nigel Johnson ishte më i miri me 21 pikë të shënuara.

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e 16 e Yllit në Superligë, po aq sa ka edhe Prishtina numër të humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga