LIS SHOSHI

Shoshi tregon arsyen pse nuk luajti kundër Bashkimit
20 March, 2021 @21:05
Në fitoren e thellë të Pejës përballë Bashkimit që përfundoi me rezultat 65-79 nuk u paraqit qendra pejane, Lis Shoshi.
Shoshi pas ndeshjes tregoi arsyen se pse nuk pati asnjë minutë lojë në këtë përballje.
”Është një kohë e gjatë që nuk kam luajtur. Loja e kaluar ka qenë loja e parë pas gati 2 vite dhe fizikisht nuk jam gati të luaj dy lojë për dy ditë. Kështu që së bashku me ekipin vendosëm që më mirë do të ishte që të pushoj në këtë ndeshje dhe të përgatitem më mirë për ndeshjen e javës së ardhshme”, tha Shoshi.
Peja në ndeshjen e ardhshme do ta pret në shtëpi skuadrën e Trepçës.