KARAGAÇI, SOLD OUT

Për derbi në “Karagaç” shiten të gjitha biletat
21 October, 2021 @18:19
Kur kishin mbetur pak më shumë se një orë për fillim e ndeshjes derbi të xhiros ku Peja pret Yllin në Karagaç, KB Peja përmes llogarive në rrjete sociale kanë bërë të ditur se të gjitha biletat në dispozicion për këtë ndeshje janë shitur.
Interesimi i madh për derbin, që është duel mes dy finalistëve të PlayOffit të fundit të Superligës, ka ngjarë sot derisa pejanët kanë shkruar se shpresojnë në lirimin e kapacitetit edhe më të madh për ndeshjet e Superligës në basketboll, duke marrë parasysh që situata me pandeminë COVID-19 po shkon drejt përmirësimit.
Aktualisht, në palestra të Kosovës për ndeshjet e basketbollit lejohen vetëm 10% e sallës, që mesatarisht te të gjitha palestrat në Kosovë sillet rreth 200-250 shikues.
Dueli i fundit i xhiros së shtatë të Superligës Peja-Ylli nis sonte me fillim prej orës 19:00 në Karagaç dhe ky do të jetë takimi i parë i finalistëve të PlayOffit të kaluar në edicionin e ri të Superligës.