EUROLEAGUE
Për të dytin vit me radhë, Anadolu Efes fitues i Euroleague!
21 May, 2022 @20:43
Për të dytin vit me radhë, skuadra Anadolu Efes është shpallur kampione e Euroleagues!
Skuadra nga Stambolli në finale sonte e mposhti Real Madridin spanjoll me rezultat 57-58, për ta fituar kështu këtë trofe për herë të dytë me radhë.
Ndeshja ishte mjaft e fortë dhe rezultati i ngushtë ishte deri në fund, por në momentet vendimtare ishte skuadra e turkut Ergin Ataman ajo që triumfoi.
KOLUMNE - PARA FINALES REAL MADRID - ANADOLU EFES
Walter Tavares me 14 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i Realit sonte, i vetmi me pikë dyshifrore te skuadra më e suksesshme evropiane, kurse te skuadra turke Vasilije Micic me 23 pikë dhe Tibor Pleiss me 19 pikë ishin më të veçuarit.
Vendin e tretë në këtë sezon të Euroleagues e mori Barcelona, që në duelin për vendin e tretë fitoi ndaj Olympiacosit me rezultat 84-74.
Serbi Vasilije Micic u bë MVP i Final Fourit të Euroligës, ndërsa ai ka falenderuar gjithë ekipin për arritjen e tij.
“Kjo është ndjenjë shumë e mirë, jam pa fjalë momentalisht. Kjo do të mbetet një kujtim jetësor për mua. Shenjë në zemër. Përsëri, pa bashkëlojtarët asgjë s’do të ishte e mundur. Katër vite të kaluara këtu, të gjithë të jashtëzakonshme, dy tituj evropian dhe MVP, por përsëri më duhet të them, titulli i fituar me ekipin është shumë më i rëndësishëm se ky i imi personal,” ka shtuar ai në fund.