Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Përforcimi i madh i Pejës debuton nesër

Përforcimi i madh i Pejës debuton nesër


12 January, 2022 @19:08

Përmes një postimi në Facebook, klubi i Pejës ka njoftuar që në ndeshjen e nesërme ndaj Bashkimit te skuadra pejane do të debutojë përforcimi Edgar Garibay.

Basketbollisti në fjalë është meksikan dhe te Peja ka ardhur nga skuadra Lenadores de Durango, e debutimin e tij në basketbollin kosovar do ta bëjë nesër mbrëma.

TABELA AKTUALE

Më tej në postim skuadra pejane ka shkruar që nesër mbrëma Daniel Lekndreaj do të luajë për herë të parë si basketbollist vendor.

Ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit luhet nesër mbrëma (13 janar) me fillim nga ora 19:00 në “Karagaç”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga