PARA FUNDJAVËS
Përforcohet Kastrioti
3 April, 2014 @21:03
Organizatori amerikan Otis Dezahn James pritet të jetë përforcimi më i ri i skuadrës që është ngujuar në fund të tabelës së klasifikimit të Superligës, Kastrioti.
Kështu ka njoftuar pak më parë Federata e Basketbollit të Kosovës në faqen e saj zyrtare duke bërë të ditur se Kastrioti ka paraqitur për regjistrim amerikanin në fjalë dhe se ai do të ketë të drejtë loje xhiron e radhës, pra në ndeshje ndaj Besës së Pejës.
Kastrioti deri më tani ka regjistruar vetëm tre fitore në Superligë dhe pas udhëheqjes së Blerim Krasniqit në stinorin vjeshtor, në pranverë ata po udhëhiqen nga trajneri amerikan Rickey George. Dezahn, do të jetë amerikani i tretë në ekipin ferizajas, pas Bryce Cartwright dhe Kenneth Cooper.