TOP 6
Balkan i afrohet Final Fourit
3 April, 2014 @9:03
Balkan i Botevgradit ka arritur të mposht Teodon në Tivat në ndeshjen e parë të Final 6 të Balkan League, 71-75.
Bullgarët të udhëhequr nga lojtarët më të mirë të tyre, Ivan Lilov me 27 pikë dhe Noah Dahlman me 15 të tjera, kanë arritur që të krijojnë diferencë 4 pikëshe në fund për fitore dhe ndeshje të kthimit, sadopak më të rehatshme, pasi që e luajnë si vendas.
Edhepse epërsia 4 pikëshe nga ndeshja e parë nuk është asgjë në basketboll, sidoqoftë, malaziasit vështirë se do të mund të arrijnë ta përmbysin këtë epërsi, pasi që ekipi Balkan Botevgrad luan shumë fuqishëm si vendas.
Për më tepër, ata në ndeshjen e kthimit do të përurojnë palestrën e re të tyre - që do të jetë një motiv shtesë për fitore edhe në ndeshjen e dytë - që zbeh edhe më shumë gjasat e Teodos për Final Four.
Pasi që të përcaktohen edhe dy skuadrat pjesëmarrëse në short futen edhe lideri Galil Gilboa si dhe Sigal Prishtina për të përcaktuar çiftet e Final Four që mbetet të shihet se ku do të organizohet.