CLUJ - RAHOVECI
Përfundon aventura historike për Rahovecin
9 October, 2019 @19:47
Nënkampioni i Superligës së Kosovës, Rahoveci, duke u mposhtur edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për FIBA Europe Cup kundër Clujit, është eliminuar nga kjo garë.
Skuadra rumune e mposhti bindshëm Rahovecin me rezultat 91-47.
Rol të rëndësishëm në humbjen e vreshtarëve luajti performanca e tyre në çerekun e dytë dhe të tretë. Ata në 10 minutëshin e dytë shënuan vetëm tetë pikë, ndërsa në të tretin vetëm pesë.
Këtë e shfrytëzoi mirë skuadra rumune dhe kështu e eliminoi Rahovecin nga FIBA Europe Cup.
Andrii Kalnichenko ishte më i miri te Cluji me 17 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.
Te Rahoveci vetëm dy lojtarë luajtën me pikë dyshifrore. Jure Gunjinja me 14 pikë dhe Javis Howard me 10 pikë të tjera, që nuk mjaftuan për fitore.
Rahoveci edhe në ndeshjen e parë kishte pësuar me rezultat të thellë 73-98.
Gjithsesi, Rahoveci perseri do te jete pjese e garave nderkombetare sivjet, pasi qe ‘vreshtaret’ do te luajne edhe ne Ligen Ballkanike, garë e cila fillon më 22 tetor.