LIGA e PARË
Përmbledhja e xhiros 2 në Ligën e Parë
5 October, 2022 @18:55
Ka përfunduar xhiroja e dytë në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.
Java është hapur me ndeshjen në mes të AS Prishtinës dhe Dritë, kur skuadra gjilanase e mposhti kundërshtarin me rezultat 65-94 dhe e vazhdoi serinë e fitoreve.
E pamposhtur është edhe skuadra prizrenase New Basket.
New Basketi e mposhti Gjakovën e Re me rezultat 78-93, derisa edhe KB Bora e mbylli javën me fitore, duke triumfuar kundër Dukagjinit me rezultat 108-85.
MH Prishtina e regjistroi fitoren e parë e stinorit kundër Boreas me rezultat 93-80, kurse ndeshja e fundit e xhiros në mes të Prishtinës së Re dhe Istogut, përfundoi me rezultat 79-71 në favor të skuadrës prishtinase.
Ndërsa skuara e Vushtrrisë në këtë xhiro ka pushura.
Në xhiron tjetër do të përballen:
Istogu - AS Prishtina
Dukagjini - Prishtina e Re
New Basket - KB Bora
Borea - Gjakova e Re
Vushtrria - MH Prishtina
Drita pushon.