Ç2: PRISHTINA - YLLI
Pjesa e parë mbyllet me treshen e shënuar nga Wilbekin
7 April, 2021 @19:35
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli, që po zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Ligës Unike.
Me treshen e shënuar në fund nga Mitchel Wilbekin, Golden Eagle Ylli e mbylli këtë pjesë me epërsi 6 pikëshe, duke shkuar në pushim pranë rezultatit 36-42.
Fisnik Rugova i Prishtinës ishte lojtari më i dalluar gjatë kësaj periudhe me 18 pikë, ndërsa te Ylli u dalluan Mitchel Wilbekin me 11 pikë dhe Valon Bunjaku me 10 pikë.
Vlen të ceket se Prishtina është duke luajtur vetëm me lojtarë vendorë.