KARAGAÇ
Play-Offi fillon mbarë për Pejën
22 April, 2016 @20:59
Skuadra e Pejës ka shënuar fitore të lehtë ndaj Trepçës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-Offit.
Verdhezinjtë, të cilët kishin arritur të fitojnë në pesë ndeshjet e mëparshme të kampionatit të sivjetëm ndaj Trepçës, edhe kësaj radhe u ndanë kokëlartë nga palestra.
Mungesa e rivalitetit u vërejt qysh në çerekun e parë, gjatë së cilit u shënuan vetëm pesë pikë nga ana e minatorëve, derisa pejanët u kundërpërgjigjën me 22 sosh, duke krijuar epërsi prej 17 pikëve.
Epërsia dyshifrore u ruajt gjatë gjithë kohës nga vendasit, e cila gradualisht u thellua edhe më shumë, për të përfunduar ndeshja me rezultat 88-50.
Pesë basketbollistë të Pejës e përmbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më i dalluari ishte amerikani Ronald Davis që shënoi 22 pikë, prej tyre 6 treshe, si shtoi edhe 7 kërcime.
Kurse te Trepça, Korab Prekazi dhe Valdrin Haxhiu ishin ata të cilët u munduan të bëjnë diç më shumë përballë Pejës, mirëpo as kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’iu shmangur humbjes së thellë.
Rezultati i serisë gjysmëfinale tani është 1-0 në të mirë të Pejës, ndërsa ndeshja e dytë dhe e tretë e serisë do të luhet në palestrën Minatori në Mitrovicë.
Finaliste e Play-Offit do të bëhet ajo skuadër e cila arrin e para tre fitore.
Statistikat ekipore
PEJA | TREPÇA | ||
Çereku i parë | 22 | 5 | |
Çereku i dytë | 24 | 24 | |
Çereku i tretë | 24 | 15 | |
Çereku i katërt | 18 | 6 | |
Kërcime | 46 | 27 | |
Asistime | 23 | 11 | |
Bllokada | 1 | 1 | |
Topa të vjedhur | 13 | 8 | |
Topa të humbur | 17 | 26 | |
Tentime për tre pikë | 13/30 (43%) | 7/24 (29%) | |
Tentime nga loja | 34/71 (48%) | 19/55 (35%) | |
Gjuajtje të lira | 7/17 (41%) | 5/10 (50%) |
PEJA
1 | Ronald Davis | 22 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
2 | Alban Veseli | 21 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
3 | Drilon Hajrizi | 14 pikë | 5 kërcime | 8 asistime |
4 | Fisnik Rugova | 11 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
5 | Kevin Burwell | 10 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
6 | Samir Zekiqi | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Arti Hajdari | 3 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
8 | Beqë Kovaci | 2 pikë | 2 kërcime | - |
9 | Rron Grapci | 0 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
10 | Leonard Mekaj | 0 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
11 | Mirza Muric | 0 pikë | 3 kërcime | - |
12 | Burim Zekiqi | 0 pikë | - | - |
TREPÇA
1 | Korab Prekazi | 13 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
2 | Valdrin Haxhiu | 11 pikë | 1 kërcim | - |
3 | Besnik Azemi | 7 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
4 | Gazmend Asllani | 7 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
5 | Petar Zivkovic | 6 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Arian Mehmeti | 4 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Agon Selmani | 2 pikë | 2 kërcim | - |
8 | Arian Tahiri | 0 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
9 | Musab Mala | 0 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Rinor Kosterci | 0 pikë | 1 kërcim | - |
11 | Ylldrit Sahiti | 0 pikë | - | - |
12 | Ramadan Zekiqi | DNP |