KIEZA - WALLER
Po rikuperohen
9 July, 2014 @18:01
Dy nga bartësit e lojës së Sigal Prishtinës në stinorin që e lëmë pas, Aurimas Kieza dhe Tay Waller, pasi i kaluan operimet e tyre me sukses, kanë hyrë në fazën e rikuperimit për të qenë sa më të gatshëm për stinorin e ri.
Lituanezi Kieza iu nënshtrua operacionit muajin e kaluar dhe tani ka filluar t’i kryej ushtrimet individuale drejt rikuperimit, ndërsa Waller, i cili u operua në javën e kaluar, i ka larguar nga përdorimi patericat, njofton faqja zyrtare e bardhekaltërve në Facebook.
Waller prej 24 ndeshjeve të regjistruara në Superligë ka pasur mesatare prej 12.7 pikëve, 4.7 kërcimeve, dhe 3.4 asistimeve për ndeshje, duke qenë koshashënuesi i tretë më i mirë i skuadrës pas Dardan Berishës dhe Blerim Mazrekut, derisa Kieza ka pasur mesatare prej 10.1 pikë, 6.2 kërcime dhe 2.2 asistime për ndeshje, në 19 paraqitje të regjistruara.