SPANJA 2014

abaliga.com
Kroacia nis përgatitjet për Botëror
9 July, 2014 @10:09
Trajneri i Kroacisë, Jasmin Repesa, nuk ka pushim fare. Ai sot ka bërë të ditur ekipin preliminar të Kroacisë për Kampionatin Botëror Spanja 2014.
Trajneri që fitoi në stinorin e fundit titullin e kampionit dhe Kupën kroate, me Cedevitën, të cilën e dërgoi edhe në finale të ABA League - njëkohësisht është edhe trajner i përfaqësueses së Kroacisë.
Kështu, ai tashmë ka bërë të ditur listën e gjërë të lojtarëve para se të përcaktohet 12-shja përfundimtare që do të udhëtojë për në Spanjë.
LISTA PRELIMINARE E KROACISË:
Roko Leni Ukić, Oliver Lafayette, Rok Stipčević, Krunoslav Simon, Bojan Bogdanović, Mario Hezonja, Fran Pilepić, Luka Babić, Damjan Rudež, Dario Šarić, Mario Delaš, Damir Markota, Miro Bilan, Darko Planinić, Ante Tomić, Luka Žorić dhe Lukša Andrić. |