TE LEGJENDAT E EUROBASKETIT

Ponitka te legjendat, triple-double i tretë në histori të Eurobasketit!
14 September, 2022 @23:55
Basketbollisti i Polonisë, Mateusz Ponitka, përveç se luajti rolin kryesor në fitoren e madhe dhe historike të vendit të tij ndaj Sllovenisë, ka hyrë edhe në listën e legjendave të Eurobasketit, duke u bërë vetëm lojtari i tretë që ka arritur triple-double në histori të garës.
Ponitka, që është lojtar i ekipit italian Reggio Emilia, ka përfunduar ndeshjen me 26 pikë, 16 kërcime dhe 10 asistime, duke u bërë lojtari i tretë në histori të Eurobasketeve që ka regjistruar dyshifror të trefishtë.
Para tij, këtë arritje e kanë bërë vetëm kroati Toni Kukoc në vitin 1995 (15 pikë, 12 kërcime, 11 asitime) dhe rumuni Andrei Mandache në vitin 2017 (14 pikë, 10 kërcime, 11 asistime).