AUDRIUS PRAKURAITIS
Prakuraitis: Gjithnjë vështirë ndaj Trepçës
4 March, 2017 @15:14
Trajneri lituanez i Sigal Prishtinës, Audrius Prakuraitis, para duelit derbi ndaj Trepçës në “Minatori” sonte, ka thënë se gjithmonë është vështirë një ndeshje e tillë.
“Presim ndeshje të vështirë. Të luash në Mitrovicë është gjithmonë e vështirë, një sfidë në vete,” ka thënë Prakuraitis para ndeshjes që nis sonte në ora 18:00.
Ai ka shtuar më tej se bardhekaltërit duhet të jenë të balancuar në sulm dhe syçelë në mbrojtje për të ndalur kundërshtarin dhe për të arritur te fitorja.