DARUSSAFAKA-PANATHINAIKOS
Darussafaka i afrohet Play-Offit, mposht Panathinaikosin
3 March, 2017 @20:16
Skuadra turke Darussafaka ka mposhtur Panathinaikosin në duelin e zhvilluar sonte në kuadër të xhiros XXIV të Euroligës.
E drejtuar nga trajneri i njohur David Blatt, Darussafaka ka krijuar avantazhin vendimtar në fund të ndeshjes për ta fituar takimin 77-72.
Brad Wanamaker ka qenë më efikasi te ekipi fitues me 24 pikë të shënuara, ndërsa atij i ka ndihmuar edhe James Anderson me 16 dhe Will Clyburn me 12 të tjera.
Te ekipi grek, 23 pikët e Chris Singleton dhe 12 të tjera nga K. C. Rivers nuk mjaftuan për të shkëputur fitore në Stamboll.
Pas kësaj ndeshjeje Darussafaka ka bilanc 12-12, ndërsa Panathinaikos, 14-10.