GOLDEN STATE WARRIORS
Pas 2 viteve, dy humbje radhazi!
3 March, 2017 @8:27
Nënkampioni i NBA-së, Golden State Warriors, sot në mëngjes e regjistroi humbjen e dytë me radhë. Dy humbje me radhë Warriors nuk i ka përjetuar që nga viti 2015.
Ata u mposhtën nga Chicago Bulls me rezultat 94-87, derisa mungesa e Kevin Durantit, është vërejtur dukshëm.
Te “demat” më i miri ishte Jimmy Butler me 22 pikë, 6 asistime, 5 kërcime e 4 topa të vjedhur.
Në anën tjetër, Stephen Curry luajti me 23 pikë, 6 kërcime, 5 asistime e 5 topa të vjedhur, por nuk mjaftuan.
Golden State gjendet ende në krye të Konferencës Perëndimore me bilanc prej 50 fitoreve e 11 humbjeve.