DEKLARATA E TRAJNERIT TË BASHKIMIT

Prakuraitis: Treguam karakter
30 January, 2023 @21:30
Trajneri i Bashkimit ka qenë i lumtur pas fitores së madhe të arritur nga ekipi i tij ndaj Pejës sonte, ndërsa ka theksuar se lojtarët e tij kanë treguar se bashkë me lojë ekipore mund të fitohet dhe fuqishëm kanë treguar karakter në lojë.
Bashkimi mposhti Pejën në ndeshjen e zhvilluar sonte në Mizahir Isma, pasi që mbrëmë ajo u shtye për shkak se 13 qershori u vlerësua nën temperaturën e lejuar nga rregullat e garave. Prizrenasit kishin mungesa sonte, por arritën që të fitojnë kundërshtarin e tyre.
“Lojë e madhe ndaj një ekipi shumë të fortë. Ne treguam lojë, basketbolli ekipor, luftuam bashkë nga fillimi deri në fund dhe kjo është arsyeja e fitores ndaj këtij ekipi të fortë. Edhe pse nuk e kishim Jonesin në roster, ne treguam karakter për të fituar ndeshjen,” ka thënë trajneri lituanez i Bashkimit, Audrius Prakuraitis.
Me fitore Bashkimi ka dalë në pozitën e pestë të renditjes tabelare, ndërsa ka bërë bilancin 9-11 pas 20 ndeshjesh. Deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe 8 xhiro.