Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA TJETËR RAJONALE?!

Pranë formimit, edhe një ligë rajonale

Pranë formimit, edhe një ligë rajonale


1 June, 2020 @22:16

Mediat maqedonase kanë bërë të ditur se pas bisedimeve të njeriut të parë të Federatës së basketbollit të Bullgarisë Georgi Glouchkov me kreun e Federatës maqedone Pero Antic, ka lindur një ide e re për këto anë të basketbollit rajonal.

Ata janë në bisedime që të përfshijnë ekipet e shteteve të tyre, bashkë me ato të Serbisë e Greqisë për të krijuar një ligë të re rajonale të basketbollit.

Në ndërkohë në anën tjetër, Federata e Basketbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë pranë realizimit të ligës mbarëkombëtare, ku kanë shprehur të marrin pjesë ekipet shqiptare edhe nga Mali i Zi e Maqedonia.

Nëse të dyja këto realizohen goditjen më të madhe pritet ta merr liga ballkanike, që mund të shkojë drejt fundit të ekzistencës së saj, ndërsa nëse ekipet serbe e greke pranojnë, atëherë edhe ABA liga mund të pësojë një dridhje, që mund t’i lë pasoja.

Sipas Sportmedias shkupjane Glouchkov ka kërkuar nga Antic të sigurojë pjesëmarrjen e ekipeve më të mira të ligës në këtë garë të re, derisa ato nuk do të kishin obligime të luajnë si të rregullt në kampionate kombëtare, por të inkuadrohen kah fundi, në playoff.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League