Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KORAB PREKAZI

Prekazi largohet nga Trepça, kritikon ashpër kryesinë

BOROZANI

Prekazi largohet nga Trepça, kritikon ashpër kryesinë


2 November, 2016 @17:24

Basketbollisti i Trepçës, Korab Prekazi, është larguar nga kjo skuadër.

Ai nëpërmjet një deklarata të dërguar në adresë të Borozani.com, ka sqaruar arsyet e largimit të tij, ndërsa e ka krituar ashpër kryesinë e klubit, e cila sipas tij nuk i ka kryer përgjegjësitë ndaj tij.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë të basketbollistit, Korab Prekazi.

” Me keqardhje dua të ju njoftoj për largimin tim nga KB Trepça. Nuk e kam menduar ndonjëherë që kam për t’u larguar nga klubi për të mos u kthyer më derisa të jetë kjo kryesi e udhëhequr nga Besim Braha.

Ky vendim nuk ka qenë i lehtë pasi jam i këtij qyteti dhe i përkas këtij klubi, por njerëzit që e udhëheqin klubin janë njerëzit që më së shumti i kanë bë dëm basketbollit mitrovicas në përgjithësi. Unë këtë vendim e marr pas shumë pakujdesive të klubit ndaj meje prej ditës së parë kur kam qenë këtu e deri më sot. Vetëm vitin e fundit klubi më detyrohet 6 rroga borxh, e lëre më të flasim për vitet tjera.

Pastaj ndodhi edhe lëndimi i gjurit që është edhe më i rëndësishmi. Kjo ka mundur t’i ndodh çdo bashkëlojtari në ekip, por pas kësaj më shumë janë interesuar gazetarët dhe individë të kryesive të klubeve tjera që kanë pyetur për gjendjen time, se sa vetë kryesia e KB Trepçës, e cila as edhe njëherë nuk e ka marr mundin të më marrin në telefon të pyesin si jam e lëre më të pyesin për nevojat që kam pasur. E pikërisht këta janë ata të cilët e kanë pasur për detyrë t’i kryejnë shpenzimet e operacionit menjëherë pas lëndimit që sot të isha i gatshëm të luaja, e jo të pres gjatë gjithë kësaj kohe ku unë së bashku me familjarë kemi siguruar që operimin ta mbulojë Ministria e Shëndetësisë deri në 70% të shumës totale, e cila ka kushtuar rreth 4000€. Për 30% as që e kanë biseduar ndonjëherë kryesia e klubit të cilët po t’i pyesësh ndonjë gjë ia gjuajnë përgjegjësitë njëri tjetrit si duke ia hequr barrën vetes.

Përgjegjësia ka qenë e tyre sepse unë jam lënduar gjatë ndeshjes basketbollistike në parket, e jo duke “prashitur”, por arsyeja pse e kam mbrojtur klubin deri tani dhe e kam mbështetur është për shkak se klubi në atë kohë kinse kanë qenë në krizë financiare, por pas ardhjes së donatorëve dhe sponzorëve në vend se me u marrë me problemet brenda klubit, ku bën pjesë edhe lëndimi im, për ta ka qenë më e arsyeshme sjellja e 6 lojtarëve të huaj duke llogaritur edhe trajnerin.

Për një gjë të jeni të sigurtë qytetar të Mitrovicës, tifozë Torcida dhe gjithë ata që ia doni të mirën e KB Trepçës, me këtë kryesi që ka dështimi është i sigurtë. Tifozët dhe njerëzit e qytetit fatmirësisht po e shohin dita-ditës se si po i humbin lojtarët dhe talentët.”


LIVESTREAM

Livestream: Gaziantep - Peja

International

Livestream: Gaziantep - Peja

02/11/16 @ 16:55

FIBA EUROPE CUP

Dramë në Rusi, mposhtet Prishtina

FBK Superliga/International

Dramë në Rusi, mposhtet Prishtina

02/11/16 @ 15:11

TEAM OF THE WEEK 4

Pesëshja më e mirë e xhiros së katërt

FBK Superliga

Pesëshja më e mirë e xhiros së katërt

02/11/16 @ 14:24

YOUTUBE CHANNEL

Livestream: Enisey - Sigal Prishtina

FBK Superliga/International

Livestream: Enisey - Sigal Prishtina

02/11/16 @ 13:03

EKSKLUZIVE

Referi që u bë trajner

FBK Superliga

Referi që u bë trajner

02/11/16 @ 12:33

GOLDEN STATE

Warriors në seri, fitorja e tretë me radhë

NBA

Warriors në seri, fitorja e tretë me radhë

02/11/16 @ 09:16

ARRITJE

Vince Carter i 24-ti që kalon pragun

NBA

Vince Carter i 24-ti që kalon pragun

02/11/16 @ 08:56

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01

GRUPI D - HOLANDA

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

Evropiani

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

16/05/24 @ 21:31

TRIUMFON TREPÇA

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

FBK Superliga

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

16/05/24 @ 21:05

REFERI I FIFAs NË DERBI

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

FFK Superliga

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

16/05/24 @ 16:44

GRUPI A - GJERMANIA

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

Evropiani/Bundesliga

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

16/05/24 @ 15:01

VENDIMET E KDE-së

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

FFK Superliga

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

16/05/24 @ 13:19


 
Të gjitha lajmet nga