TEAM OF THE WEEK 4
Pesëshja më e mirë e xhiros së katërt
2 November, 2016 @14:24
Pesëshja më e mirë e xhiros së katërt, e përzgjedhur nga Borozani.com, është përbërë nga basketbollistë të tri skuadrave të ndryshme.
Ndeshja më interesante e xhiros, Ylli - Bashkimi, ku fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimit 5 minutësh, bëri që katër basketbollistë nga kjo ndeshje të përfshihen në TOP 5-shen e javës.
Nga Ylli janë përfshirë Malcolm Canada, që i shënoi pikët më të rëndësishme për ta çuar ndeshjen në vazhdime dhe Urim Zenelaj që luajti me double-double, kurse nga Bashkimi u përfshinë Kejuan Johnson dhe Mikaile Tmusic. Pesëshen e kompletoi Marcel Jones i Sigal Prishtinës, i cili tregoi paraqitje të mirë në ndeshjen e tij të parë në Superligë.
Pesëshja më e mirë e xhiros II
Pesëshja më e mirë e xhiros III