BASHKIMI - PRISHTINA

Prishtina bindshëm ndaj Bashkimit, rikthehet në krye
30 March, 2023 @21:47
Në ndeshjen e mbetur të xhiros XXVI, Prishtina e ka mposhtur Bashkimin me rezultat 66-101, fitore e cila e kthen në krye të renditjes skuadrën kryeqytetase.
Prishtina dominoi që nga fillimi dhe në pushim mes pjesëve shkoi me epërsi 19 pikëshe, 30-49.
Pa probleme për mysafirët kaloi edhe pjesa e dytë dhe në fund ndeshja u mbyll me fitoren e thellë 66-101.
Në të katër çerekët prishtinasit sonte shënuan mbi 20 pikë.
Derrick Wilson me 17 pikë, Lejson Zeqiri me 13 dhe Jan Palokaj e Nate Grimes me nga 12 ishin më të dalluarit te Prishtina sonte. Te Bashkimi më të mirët ishin Daniel Lekndreaj me 15 pikë e 12 kërcime dhe Altin Morina me 15 pikë.
Tashmë dihet që Prishtina fazën Play-Off do ta fillojë nga faza gjysmëfinale, ndërsa nëse e mposhtë Prizrenin në xhiron e fundit, Prishtina do ta mbyllë sezonin e rregullt në vendin e parë, pavarësisht se çfarë ndodhë në ndeshjen mes Rahovecit e Pejës.
Sa i përket Bashkimit, skuadra prizrenase Play Off-in do ta fillojë nga faza çerekfinale.