FITORE E THELLË!

Prishtina demolon Dritën, për finalen e tretë radhazi
23 April, 2025 @21:54
Prishtina ka arritur të shkruajë përsëri emrin e saj në finale të Kupës së Kosovës. Ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti ka marrë veten me ardhjen e trajnerit Arsim Thaçi në krye të saj, që riktheu në ekip dyshen Drilon Islmani dhe Albin Krasniqi.
Me një lojë tepër të mirë të treguar në pjesë të parë të ndeshjes, Prishtina preu shpresat e Dritës për të siguruar finalen, me përfundimtaren Prishtina - Drita 3-0 [Ardian Muja 9’, 39’, Albin Krasniqi 44’]. Kështu, Prishtina eliminoi Dritën në gjysmëfinale, ndërsa në finalen e madhe për trofeun e Kupës do të takohet me Llapin.
Fituesi i Kupës së Kosovës, siguron daljen në gara evropiane.