NEWBASKET - PRISHTNAeRE
Pamje nga arkivi
Prishtina e Re triumfon në Prizren
12 November, 2021 @20:37
Derisa Prishtina e Re i është kthyer fitores, New Basket nga Prizreni ka pësuar për herë të dytë me radhë në Ligë të Parë.
Prishtinasit e drejtuar nga Albert Sylejmani kanë shënuar fitore 47-62 [15-17, 10-14, 11-13, 11-18] ndaj New Basketit në Sezai Surroi sonte, përderisa janë ngritur në pozitë të tretë për momentin me përmirësim të bilansit të tyre në 3-2 pas pesë xhirove.
Arbër Sinani me 26 pikë ka qenë më meritori për fitoren e ekipit të Prishtinës së Re sonte, derisa ka kryer ndeshjen me double-double, duke shënuar edhe 14 kërcime. Pos tij, Arti Islamaj ka qenë lojtari i vetëm tjetër që ka shënuar pikë dyshifrore, duke e kryer gjithashtu ndeshjen me double-double, duke dhënë 22 pikë e 10 kërcime.
Në anën tjetër, te vendasit më efikasi ka qenë Hajriz Hazeri me 15 pikë e tre asistime.
Me këtë humbje, New Basket tash ka bilans 2-3.