Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - PRISHTINA

Prishtina i kthehet fitores në Superligë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prishtina i kthehet fitores në Superligë


16 November, 2019 @22:18

Pas humbjes ndaj Rahovecit, Prishtina sonte e mposhti Prizrenin me rezultat 72-88 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 36-36, derisa në pjesën e dytë, me shkëlqimin e Fahro Alihodzicit nën kosh, Prishtina arriti ta mposhtë kundërshtarin.

Fahro Alihodzic luajti me double-double prej 26 pikëve e 14 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Jonathan Wade me 19 pikë, Mikaile Tmusic me 17 pikë dhe Divine Myles me 13 pikë, 8 asistime e 7 kërcime.

Te Prizreni më të dalluarit ishin Malcolm Canada me 20 pikë dhe Urim Zenelaj me 15 pikë e 23 kërcime, por nuk majftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Prishtina aktualisht i ka të luajtura 9 ndeshje, prej tyre i ka 6 ndeshje të fituara dhe 3 të humbura. Aktualisht skuadra e trajnerit Bujar Loci gjendet në pozitën e tretë, kurse Prizreni ka bilanc prej 5 fitoreve e 5 humbje.

Në xhiron tjetër Prishtina luan me Pejën, kurse Prizreni me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga