Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KRYEQYTET

Prishtina ia shkakton humbjen më të thellë izraelitëve

Prishtina ia shkakton humbjen më të thellë izraelitëve


26 January, 2022 @22:07

Prishtina tashmë bëhet kandidate serioze për të përfunduar e para në Grupin B të Ligës Ballkanike, pasi që sonte ka shënuar fitore ndaj njërës prej skuadrave më të forta të grupit, Ironi Nahariya.

Bardhekaltërit kanë arritur që të mposhtin mysafirët me mbi 20 pikë dallim në përballjen e sotme, për t’ua shkaktuar humbjen më të thellë sezonale atyre, për të fituar në fund me rezultat 84-61  [28-16, 13-15, 19-14, 21-13].

Tre lojtarë te Prishtina kryen ndeshjen me 18 pikë sonte. Kenneth Brown, Dachon Burke dhe Lejson Zeqiri shënuan nga 18 pikë në këtë duel, derisa trajneri Ante Nazor i dha hapërsië thuajse të gjithë basketbollistëve që i kishte në dispozicion.

Te ekipi i Ironi Nahariya më efikasi ka qenë Clarke Rosenberg me 13 pikë të shënuar, ndërsa lojtari tjetër i vetëm që arriti të shënojë pikë dyshifrore sonte ka qenë Dustin Thomas, 12.

Derisa Prishtina ka bilansin aktual në Grupin B të BIBL 6-3, ekipi izraelit tash për tash është 6-2.



TABELA AKTUALE E GRUPIT B:

1 Prishtina 6-3
2 Akademik Plovdiv 5-5
3 Ironi Nahariya 6-2
4 TFT Skopje 4-5
5 Beroe 3-6
6 Ibar Rozhaje 3-6

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League