Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - TREPÇA

Prishtina kalon lehtë derbin, merr kryesimin nga Prizreni

Prishtina kalon lehtë derbin, merr kryesimin nga Prizreni


26 October, 2019 @21:21

Derbi i vjetër në basketbollin kosovar në mes të Prishtinës dhe Trepçës, pa telashe përfundoi me fitoren e kryeqytetasve me rezultat 82-55.

Djelmoshat e trajnerit Bujar Loci e dominuan ndeshjen nga fillimi e deri në fund, për ta regjistruar fitoren e radhës.

Divine Myles, Dardan Berisha dhe Fahro Alihodzic, ishin më meritorit në fitoren e Prishtinës, derisa te Trepça u dalluan Dj Hanes dhe Xavier Williams.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore Prishtina ngritet në pozitën e parë në Superligë me bilanc prej 5 fitoreve e 1 humbjeve, kurse Trepça me 1 fitore e 4 humbje është në pozitën e shtatë.

Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Bashkimin, kurse Trepça me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga