PËRGATITORE

Prishtina kalon Rilskin
23 September, 2015 @19:53
Sigal Prishtina është ndarë me fitore nga përballja e tretë miqësore në Bullgari. Ekipi bardhekaltër ka shënuar fitore ndaj Rilski Sportistit bullgar, të cilin e kishte mposhtur edhe në finale të ligës ballkanike vjet.
Prishtina mposhti me rezultat të ngushtë Rilskin 79-81.
Kjo ka qenë fitorja e dytë e Prishtinë në miqësoren e tretë të zhvilluar në fazën përgatitore që po e kalon në Bullgari.
Ekipi i drejtuar nga Marjan Ilievski kishte mposhtur Levski 2014-shin ndërsa në ndeshjen tjetër ishte mposhtur nga Lukoil Academic.