FIBA EUROPE CUP

Prishtina kthehet me humbje nga Letonia
6 November, 2019 @20:14
Skuadra e Prishtinës në ndeshjen e luajtur në kuadër të FIBA Europe Cup kundër skuadrës letoneze Ventspils, u mposht me rezultat 104-84.
Ventspils e mbylli çerekun e parë me rezultat 29-20, derisa Prishtina në çerekun e dytë duke shënuar 33 pikë dhe pësuar 27, epërsinë prej 9 pikëve e zbriti në 3 për të përfunduar pjesën e parë me rezultat 56-53.
Skuadra letoneze në çerekun e tretë pësoi vetëm 7 pikë, derisa duke shënuar 21 pikë e krijoi një epërsi komode dhe këtë e mbajti deri në fund për ta mposhtur Prishtinën me 20 pikë epërsi.
Ryan Luther ishte më i miri te Vantspils me 18 pikë, 12 kërcime e 4 asistime, derisa me 18 pikë luajti edhe lojtari Timothy Neocartes Shorts II.
Te Prishtina Dardan Berisha, Divine Myles dhe Fahro Alihodzic, që të tre këta lojtarë luajtën me nga 21 pikë secili, por nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte humbja e dytë rresht për Prishtinën në FIBA Europe Cup ndërkohë ka vetëm 1 fitore, kurse Ventspils pa humbje gjendet në krye të grupit.
Ndeshja e radhës për Prishtinën është më 12 nëntor si mysafire e Apoel Nicosia, të cilin Prishtina e kishte mposhtur në ndeshjen e parë me rezultat 93-74.