PP: VENTSPILS - PRISHTINA

Foto: fibaeuropecup
Prishtina ngushton epërsinë e vendasve
6 November, 2019 @18:33
Pas disavantazhit nëntë pikësh në fund të çerekut të parë në përballje ndaj Ventspilsit në formë (29-20), Prishtina është treguar më e fuqishme në çerek të dytë të ndeshjes dhe ka arritur ta përfundojë atë në epërsi 27-33, për të përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me rezultat 56-53.
Më efikasi i vendasve aktualisht është Timothy Shorts II me 11 pikë, ndërsa te Prishtina po dallohet Dardan Berisha me 14 pikë.
Raporti i plotë, pas ndeshjes