BULLS - LAKERS

Triple-double i tretë rresht për Jamesin
6 November, 2019 @9:55
Los Angeles Lakers nën dirigjimin e super yllit LeBron James, po vazhdon formën e mirë të tij.
Nga 19 pikë disavantazh, me performancë të mirë në çerekun e fundit të ndeshjes, Lakersat e mposhtën Chicago Bullsin me rezultat 112-118.
Super ylli i skuadrës nga Los Angelesi, LeBron James, në ndeshjet e fundit është bërë i pakapshëm. Ai e regjistroi triple-doublen e tretë rresht duke luajtur me 30 pikë, 11 asistime e 10 kërcime.
James u ndihmua edhe nga Quinn Cook me 17 pikë dhe nga Anthony Davis e Kyle Kuzma me nga 15 pikë.
Te Bulls u dallua Zach Lavine me 26 pikë.
Kjo ishte fitorja e gjashtë rresht e Lakersit pas humbjes në ndeshjen e parë dhe gjendet në krye të Konferencës Perëndimore, kurse Bullsi ka bilanc prej 2 fitoreve e 6 humbjeve.