REFERI NGA KOSOVA

TOPSPORTI/ Arkiv
Xhelal Mumini gjykon në FIBA Europe Cup
Teksti: FBK
4 November, 2019 @16:29
Gjyqtari i njohur, Xhelal Mumini është nominuar për të gjykuar në ndeshjen Keravnos BC-Kapfenberg Bulls, në kuadër të xhiros së tretë në FIBA Europe Cup.
Takimi do të zhvillohet më 6 nëntor në Nicosia të Qipros.
Mumini ka gjykuar edhe në gara të tjera ndërkombëtare, derisa është i licencuar nga FIBA.
Përveç tij në këtë edicion edhe disa gjyqtarë tjerë nga Kosova kanë gjykuar në ndeshjet ndërkombëtare.