TREPÇA - FERONIKELI
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Ndeshja e dytë dramatike i takoi Feronikelit
3 November, 2019 @21:15
Pas ndeshjes dramatike në mes të Yllit dhe Pejës, një përfundim tjetër dramatik ndodhi në ndeshjen në mes të Trepçës dhe Feronikelit.
Në 25 sekondat e fundit të ndeshjes, Rinor Ahmeti shënoi nga vija e treshit për ta kaluar Niklin në dy pikë epërsi.
Trepça e kishte rastin për ta barazuar ndeshjen nga gjuajtjet e lira, por nuk e arritën këtë. Më pas, fauluan Arti Hajdarin, që shënoi njërën nga dy gjuajtjet dhe Feronikeli mposhti Trepçën, 95-97.
Arti Hajdari shkëlqeu në parket me 30 pikë, 5 kërcime, 5 topa të rrëmbyer e 4 asistime, derisa nuk pushoi për asnjë minutë. Hajdari u ndihmua edhe nga Ty Garland me 24 pikë dhe Brandon Scott me 15 pikë të tjera.
Te Trepça DJ Hanes ishte shumë afër shifrave triple-double duke luajtur me 34 pikëe, 10 kërcime e 7 asitime, por nuk mjaftoi performanca e tij për fitore.
Kjo ishte fitorja e dytë rresht dhe e treta në total për Feronikelin, krahas 4 humbjeve që i ka, kurse Trepça e regjistroi humbjen e 6 në 7 ndeshjet e zhvilluara.
Në xhiron tjetër Feronikeli do të përballet me Bashkimin, derisa Trepça me Lipjanin.