YLLI - PEJA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Armstead shpëton Pejën nga humbja
3 November, 2019 @19:18
Një finish dramatik ndodhi në ndeshjen në mes të Yllit dhe Pejës.
Samir Zekiqi e kishte kaluar në epërsi skuadrën e Yllit 9 sekonda para se të përfundonte ndeshja, por fjalën e fundit në ndeshje e tha amerikani Malcolm Armstead, duke shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, për t’ia sjellë fitoren Pejës me rezultat 82-83.
Henrik Sirko dhe Jamichael Morgan luajtën me nga 18 pikë secili, derisa u ndihmuan edhe nga Malcolm Armstead me 16 pikë, 10 asistime e 5 kërcime dhe Jordan Martin me 14 pikë e 10 kërcime.
Te Ylli u dalluan Samir Zekiqi me 23 pikë e 7 kërcime, Allante Fenner me 19 pikë dhe Jameel Mckay me 13 pikë të tjera.
Për trajnerin e Yllit, Dragan Radovic, kjo ishte ndeshja e parë në krye të Yllit, derisa e filloi aventurën e tij e tij te kjo skuadër me humbje.
Që të dyja skuadrat kanë bilanc prej 4 fitoreve e 3 humbjeve deri më tash.
Peja në xhiron tjetër do të përballet me Rahovecin, kurse Ylli me Prishtinën.