PARA DUELIT TË FUNDIT TË XHIROS

Fituesi merr kreun e Superligës
3 November, 2019 @20:15
Përballja e sontme që nis në ora 21:00 dhe luhet në Mizahir Isma, ndërmjet Rahovecit dhe Prizrenit - do të sjell liderin e ri të Superligës.
Kjo, pasi që me fitoren e Bashkimit mbrëmë ndaj Prishtinës, tashmë dyshja në fjalë kanë nga 12 pikë, e skuadrat që ndeshen sonte kanë nga 11 pikë.
Kështu, fituesi i ndeshjes Rahoveci - Prizreni do të jetë mbi të gjithë për së paku, deri në xhiron e radhës të Superligës.