BASHKIMI - PRISHTINA

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
Bashkimi mposht kampionen aktuale në Prizren
2 November, 2019 @20:47
Bashkimi ka arritur të shënojë një fitore të madhe sot në Sezai Surroi, duke e mposhtur kampionen aktuale të Superligës, Prishtinën me rezultat 95-89 (47-41, PP) në fund.
Pas çerekut të parë, ku Bashkimi krijoi një epërsi prej 9 pikëve 22-13, Prishtina u mundua të kthehet në lojë në vazhdim.
Por, djelmoshat e ekipit prizrenas të drejtuar nga ish-ndihmës trajneri i Prishtinës, Illmen Bajra, me mbrojtje të mirë dhe në disa faza në mungesë të Dardan Berishës në lojë, të ruajnë epërsinë dhe të fitojnë ndeshjen me rezultat 95-88.
PERFORMANCAT INDIVIDUALE
Sa i përket performancave individuale në ndeshje, te Bashkimi ka shkëlqyer Steve Clark sonte. Ai ka shënuar 35 pikë në ndeshje dhe 6 asistime në fitoren e madhe të ekipit të tij.
23 pikë të tjera, 5 asistime e 6 kërcime i ka shtuar Corey Rose, ndërsa Terik Bridgeman ka shtuar 16 pikë tjera, duke e përfunduar ndeshjen me double-double pasi që shtoi edhe 10 kërcime në llogari tjera.
Forcat vendore të skuadrës prizrenase kanë shënuar maksimalisht nga 5 pikë sonte secili: Qëndrim Biraj, Elvan Iljazi e Gazzali Makasqi. Kapiteni Biraj shtoi edhe 4 asistime në llogari të tij.
Prishtina pjesën më të madhe të ndeshjes e luajti pa Dardan Berishën. Ai për 8 minuta sa ishte në fushë të lojës, nuk shënoi asnjë pikë! Ndërsa më pas nuk luajti fare. E performanca e tepër e mirë e Divine Mylesit me 20 pikë, 10 asistime e 4 kërcime bashkë me atë të Fahro Alihodzicit që dha 20 pikë, 13 kërcime e 3 asistime - nuk mjaftuan për të shkrirë epërsinë e hershme të portokallezinjëve.
BILANCET PAS DERBIT
Bashkimi me këtë fitore 95-89 (22-13, 25-28, 25-26 dhe 23-22) ka bërë bilancin 5-2 në Superligë pas 7 ndeshjeve të zhvilluara, sikurse Prishtina 5-2, që është në krye vetëm falë kosh-dallimit.