OLIMPIA MILAN - BARCELONA

FOTO / Euroleague
S’ka të pamposhtur në Euroleague
1 November, 2019 @22:46
Me fitoren e sontme të Olimpia Milanit ndaj Barcelonës, nuk ka më skuadër të pamposhtur në Euroleague.
Milani e mposhti Barcelonën me rezultat 83-70.
Rolin kryesor në fitoren e skuadrës nga Italia luajti Sergio Rodriguez. Ai u dallua me 17 pikë e 7 asistime, derisa mori ndihmë edhe nga Vladimir Micov me 16 pikë dhe Luis Scola me 14 pikë të tjera.
Te Barcelona koshashënuesi më i mirë ishte Brandon Davies me 15 pikë.
Që të dyja skuadrat kanë bilanc nga 5 fitore e 1 humbje. Në xhiron tjetër Milani takohet me Baskonian, kurse Barcelona me Zalgirisin.